INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, Elvana Gjata qenka shoqe e ngushtë me reperen e njohur ndërkombëtare dhe tani e morëm vesh! Çfarë po kurdisin? [FOTO]

Pra, Elvana Gjata qenka shoqe e ngushtë me reperen e njohur ndërkombëtare dhe tani e morëm vesh! Çfarë po kurdisin? [FOTO]

Publikuar më: 20:29 21-11-2019

Ajo është një ndër reperet, emri i së cilës po rritet dita ditës në botë. Bia, këngëtarja e hitit “Best On Earth” në një kohë shumë të shkurtër u katapultua në emrat më të kërkuar të momentit, kënga e së cilës është renditur në 50 këngët më të mira në Billboard.

Teksa suksesi i Bias vijon të rritet, ne nuk e dinim që reperja e famshme është mikeshë shumë e mirë me këngëtaren shqiptare Elvana Gjata. Këtë e mësuam nëpërmjet një postimi të Gjatës në Instagram, ku uron kolegen e saj Bia të cilën e quan ‘sissy’ (motër).

“Jepi motër, i ke merituar të gjitha”; ka shkruar Gjata përbri një foto ku duket së bashku me reperen Bia dhe dy vajza të tjera.

Prej kohësh Elvana Gjata po tenton tregun ndërkombëtar dhe me siguri kontakti me producentë të njohur, ka bërë që artistja shqiptare të krijojë miqësi me Bian.

eart.png

goat.png

Article Logic
Execution time: 0.0024838447570801