Modelja e njohur, Arbenita Ismajli ka përjetuar një romancë me reperin kosovar, Fero. Çifti kanë qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe ndanin me fansat foto nga jeta e tyre personale, duke e treguar haptazi këtë gjë. Në shumë raste mediet kanë shkruajtur për një ndarje të mundshme midis tyre pasi të dy fshinin fotot që kishin me njëri tjetrin në rrjetin social ‘Instagram’.
Por duket se kësaj here gjërat kanë përfunduar dhe çiftit përveçse kanë fshirë fotot, asnjëri nuk e ndjek tjetrin në Instagram. Rikujtojmë se vetëm pak muaj më parë, Fero u largua nga Shqipëria për të zhvilluar karrierën e tij jashtë vendit. Ende nuk e dimë nëse largësia ka ndikuar në marrëdhënien e tyre.