21 vjeçarja Jordyn Woods doli para pak ditësh publikisht për të rrëfyer të vërtetën e saj në lidhje me skandalin e tradhtisë ndaj ish-bashkëshortit të Khloe Kardashian, Tristan Thompson.
Ajo shpjegoi se Tristan e kishte puthur vetëm një herë gjatë një mbrëmje ku ishte nën efektin e alkoolit dhe për këtë ishte penduar.
Mirëpo, së fundmi ka dalë në dritë një detaj i cili na kishte shpëtuar të gjithëve.
A kanë qenë të lidhur Khloe me Tristan kur ky i fundit puthi Jordyn?
Sipas Jordyn, JO!
Ajo gjatë intervistës tha:
“Bëra gabim që shkova në festë. Si do të ndihesha unë nëse dikush i afërt me mua po bën qejf në shtëpinë e ish-it tim, babait të fëmijës tim?”
E vutë re? Ajo ka përdoruar fjalën “ish”, që do të thotë se asokohe Tristan dhe Khloe nuk kanë qenë bashkë, por kanë qenë të ndarë.
Ndërkohë, Tristan vazhdon të ndjekë Khloe në “Instagram”, ku ajo ka shpërndarë një foto me vajzën, madje ai edhe e ka pëlqyer atë.