Si shumë personazhe të njohur shqiptarë, as Kejvina Kthella nuk i ka rezistuar Dubait. Modelja bukuroshe prej ditësh po shijon pushimet nga destinacioni luksoz ku ka ndarë edhe foto tepër “të nxehta”. Një ndër to ka tërhequr më shumë vëmendje, por për një tjetër arsye.
Pavarësisht se ka qenë gjithmonë në syrin e publikut ish-velina është siguruar që jetën e saj private ta mbajë të tillë. Këtë herë mesa duket ma bërë një përjashtim.
Kejvina ka publikuar një stoey nga Dubai në një lokal ku shfaqet e ulur krahë një mashkulli misterioz. Ajo ia ka mbuluar fytyrën me një “emoji”, dhe ky detaj na lënë të gjithë të nënkuptojmë se ai është i dashuri i yllit të “Xing me Ermalin”.
Megjithatë, Kthella ende nuk e ka konfirmuar plotësisht këtë, prandaj mbetet për t’u parë.