Fama e këngës “Hajde Luj Qyqek” ka arritur deri në Serbi.
Këngëtarja Tea Tairovic ka publikuar një projekt pak ditë më parë, por po akuzohet se ka kopjuar "Qyqek"-un e famshëm.
Muzika është e njëjtë me këngën shqiptare, por këngëtarja më në fund ka reaguar në komentet e këngës ku e ka vendour në krye si "pin" dhe shpjegon se "PO" kënga gëzon të drejta.
"Respekt i madh për versionin origjinal të "Hajde luj qyqek" dhe për autorin që më dha të drejtat ekskluzive për të kënduar versionin tim të këngës në serbisht dhe rumunisht!",shkruan Tea duke iu thënë të gjithëve në Ballkan të shpërndajne paqe.