INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, kjo është arsyeja pse TAYNA është ''single''?

Pra, kjo është arsyeja pse TAYNA është ''single''?

Publikuar më: 20:31 11-05-2021

Tayna ka fituar famën e saj me shumë punë e përpjekje dhe ajo është bërë gjithmonë pjesë e mediave për pjesën e saj profesionale. Ajo nuk ka pasur kurrë skandale lidhur me jetën e saj personale dhe deri më sot nuk i është bërë asnjë lidhje publike. Tayna ka mundur ta mbajë larg vëmendjes së publikut jetën e saj private dhe kjo është bërë shkak që shpesh njerëzit të dyshojnë nëse reperja ka dikë në jetën e saj.

Por sot Tayna ka treguar se është beqare dhe për këtë ka një arsye.

 

Reperja prej ditësh ndodhet me pushime në Maldive, sikundër mund ta keni kuptuar përmes postimeve të saj shumë seksi në rrjete sociale. Ditën e sotme ajo ka publikuar në Instagram një video nga ishulli ku shihet një çift të moshuarish duke shtëtitur bashkë.

 

“Këta mund të ishim ne, por unë lodhem nga njerëzit pas 5 ditësh”, ka shkruar Tayna me shaka përkrah videos së çiftit.

Kështu, Tayna na e tregoi se do e ketë të vështirë të qëndrojë gjatë në një lidhje deri sa të gjejë personin e duhur që do të dijë të mos e mërzisë.

afg.png

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658