INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, LOREDANA u kthye në Kosovë dhe në aeroport e priti MOZZIK? Ky DETAJ po ''çmend'' fansat! [FOTO]

Pra, LOREDANA u kthye në Kosovë dhe në aeroport e priti MOZZIK? Ky DETAJ po ''çmend'' fansat! [FOTO]

Publikuar më: 10:39 05-10-2020

Që prej ndarjes e deri në këtë moment që po shkruajmë, Loredana dhe Mozzik kanë qenë në qendër të mediave rozë. Shpesh herë kanë folur në intervista të ndryshme në lidhje me marrëdhënien e tyre, ndërsa së fundmi janë parë bashkë në Gjermani, teksa bënin shopping në një qendër tregtare.

Duke e ditur se njerëzit dhe media janë shumë kuriozë, të dy artistët po luajnë me publikun dhe jo rrallë herë janë shfaqur në rrjetet sociale me rroba të njejta.

Ditën e djeshme Loredana ka fluturuar për në Kosovë dhe ndonëse motivet e vizitës së saj nuk dihen ende, fansat janë futur në mëdyshje dhe po aludohet shumë për një rikthim të mundshëm.

auto_20201005_0056421601879827.jpg

 

Ata janë fotografuar të dy në aeroportin e Prishtinës dhe në shoqërinë e personave të njëjtë. Sipas fansave të këngëtares, reperi ka qenë për ta pritur atë në aeroport.

mosik.jpg

muzi.jpg

 

 

Kujtojmë se pak ditë më parë, u vu re se ata ndiqen në Tik-Tok dhe fill pas këtij lajmi në media qarkulloi një video ku dyshja shihej teksa bënte shopping në Gjermani, video në të cilën Loredana komentoi një zemër. (SHIKO KËTU).

Article Logic
Execution time: 0.0044610500335693