INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, me foton romantike Dojna Mema na tregoi se është e lidhur? Ky DETAJ i thotë të gjitha [FOTO]

Pra, me foton romantike Dojna Mema na tregoi se është e lidhur? Ky DETAJ i thotë të gjitha [FOTO]

Publikuar më: 13:36 14-09-2020

Falë lirshmërisë dhe hijeshisë së saj në ekran, Dojna Mema ka arritur të kthehet në një prej figurave më të dashura për publikun ( sidomos atij të ri). Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndërvepron shpesh me fansat, ndërsa së fundmi i ka befasuar të gjithë me foton dhe diçiturën që ka vendosur bashkëngjitur saj.

Në foton që ka ndarë më ndjekësit duket Dojna tek mban dorën e një mashkulli, teksa shkruan:

“Në jetë duhet të gjesh dikë që të dashuron, kujdeset për ty dhe të bën foto të bukura”.

Moderatorja është treguar gjithmonë mjaft hermetike përsa i përket jetës private dhe sërish nuk e ka zbuluar identitetin e partnerit, por ka zgjedhur të bëjë një dedikim special, ndërsa ka shtuar në fund:

“P.s : kriteret e mesiperme nuk jane vendosur sipas rendesise”.

Fotoja dhe fjalët na bëjnë të gjithëve të mendojmë se Dojna është në lidhje, por se sa e vërtetë është kjo apo ishte thjesht një foto e bukur Instagrami, me siguri do e mësojmë në ditët në vazhdim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040531158447266