INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, Megi Pojani do të jetë prezantuese e këtij spektakli të njohur?

Pra, Megi Pojani do të jetë prezantuese e këtij spektakli të njohur?

Publikuar më: 13:29 20-08-2023

Shtatori po afron, e bashkë me të afrohet edhe sezoni i ri televiziv. Ashtu siç ndodh përherë, ndryshimet janë prezente në programacione dhe kurioziteti për t'i zbuluar sa më parë është i madh.

Ditën e djeshme Kryefjala zbuloi se po përflitet se Ilir Shaqiri do të zëvendësojë Kledi Kadiun në Dancing With the Stars Albania.

Ndërkohë së fundmi po përflitet një tjetër ndryshim në formatin në fjalë. Sërish sipas Kryefjala, këtë vit në Gold Room nuk do të presë VIP-at Eno Popi, por Megi Pojani.

Kujtojmë që vitin e kaluar Megi ishte në rolin e konkurentes. Pas mbarimit të DWTS ajo provoi eksperiencën në moderimin e Fun Club të BB VIP, e tashmë duket se është gati për një eksperiencë të re.

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387