IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Pra, Mevlani i vë “kryqin” Antonelës dhe Ledianës?! Ky VEPRIM i tij çudit fansat!

Pra, Mevlani i vë “kryqin” Antonelës dhe Ledianës?! Ky VEPRIM i tij çudit fansat!

Publikuar më: 14:35 19-03-2021

Antonela, Mevlani dhe Lediana kanë tërhequr të gjithë vëmendjen e publikut me historinë e tyre të dashurisë në emisionin Përputhen. Treshja kanë krijuar gjithnjë debate të forta në emision për shkak të takimeve dhe mosvendojsen e Mevlanit mes dy vajzave.

Pak ditë më parë, Antonela vendosi të tërhiqej nga trekëndëshi i dashurisë, duke i lënë rrugën e lirë Ledianës dhe Mevlanit për të dalë çift nga emisioni. Por gjërat janë ndërlikuar më shumë seç duhet. Lediana duket se nuk i beson aspak Mevlanit dhe Antonelës.

Ditën e djeshme i revoltuar nga reagimet e të dyja vajzave Mevlani u shpreh: “ Vetëm se do gjykohem prapë nga njerëzit se të betohem momentalisht du ta lë studion e mos t’iua shoh më surratin”, u shpreh ai. Pas deklaratës ai ka publikuar një foto në rrjetet sociale , ku ka vizatuar dy zemra me “X” brenda. Komentet kanë qenë të shumta dhe ndjekësit shkruajnë se Mevlani ju ka vënë kryqin të dyja vajzave.

dddaeq.png

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0040860176086426