Ditët e fundit Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë ndarë momente mjaft të ëmbla krah njëri-tjetrit duke shijuar javët e fundit të verës 2020. Megjithatë ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve ka qenë një varëse me shkronjën ‘H’, të cilën Sara e ka vendosur së fundmi në qafën e saj.
Duke qenë se Hoxha nuk e ka pasur më parë këtë aksesor, ndjekësit kanë menduar menjëherë se shkronja ‘H’ mund të jetë shkronja e pare e emrit të vogëlushes së dyshes që pritet të vijë në jetë shumë shpejt.
Megjithatë deri më tani Ledri dhe Sara nuk kanë zbuluar asnjë detaj dhe i kanë lënë ndjekësit të vazhdojnë të aludojnë. Me siguri kur vajza të vijë në jetë apo dhe në javët në vazhdim, Hoxha do ta shpjegojë personalisht kuptimin e varësës, e cila ngjalli menjëherë shumë pikëpyetje.