Reperi Mozzik dhe Loredana janë vënë sërish në qendër të vëmendjes. Këtë muaj ata janë riparë sërish nën shoqërinë e njëri tjetrit teksa po darkonin në një restorant në Prishtinë, ndërsa më herët duke bërë 'shopping' në Gjermani.
Por pavarësisht se janë kapur disa herë nën shoqërinë e njëri tjetrit asnjë prej tyre nuk ka folur për një rikthim.
Megjithatë Mozzik u shfaq i lëkundur gjatë një interviste në “Shiko Kush LUAN”, ku vendosi të mos përgjigjej kur u pyet nëse do të kthehej sërish me Loredanën.
Së fundmi ka postuar në instagram disa foto, ndërsa i shoqëron me një mbishkrim “STOP SNITCHIN" apo "Mjaft spiunuat” dhe u duk sikur po ju drejtohej atyre që flasin për të dhe për lidhjen e tij me reperen, ndërsa i fotografojnë sa herë i shohin bashkë.
Por e dini që këtë mbishkrim i reperit është i vendosur në lëkurën e mamit të vajzës së tij, Hanës, Loredana?
Reperja ka tatuazh në dorën e saj “STOP SNITCHIN" dhe ky detaj tregon shumë për dyshen e shumëpërfolur. A është ky një 'kod i fshehur' nga Mozzik për të na treguar rikthimin e tij me Loredanën? Të shumtë mendojnë që PO, po ju?