Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmina Kadriu, ka kaluar mbrëmjen e djeshme duke bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram”. Duke qenë se nuk e zinte gjumi, ajo u kërkoi fansave që t’i bënin shoqëri dhe t’i bënin pyetje, ku ajo do tregohej e sinqertë.
Ish-konkurrentja ka deklaruar se është në lidhje dhe këtë e zbuloi në një dalje televizive në programin “Natën me Aulonën”.
Nëpër intervista e kemi parë shpeshherë shumë ekspresive dhe intensive, por a ka pasur raste kur ajo ka gënjyer publikun e saj? A na ka gënjyer për të dashurin?!
Teksa u pyet për këtë gjë, Jasmina ka theksuar se nuk ka gënjyer asnjëherë. “Dhe do doja të mos shprehesha aq shumë”, ka shtuar ish-konkurrentja.
Madje ajo vazhdon lidhjen edhe pse na bëri të kuptonim se ishin ndarë pas një postimi.