Pak ditë më parë, u raportua në media se Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda ishin ndarë, pasi dyshja nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale. Por disa ditë më vonë, Erosi komentoi në një foto që kishte hedhur Oriola, duke treguar kështu se ata janë pajtuar.
Që gjatë kohës kur u karantinuan në shtëpinë e Erosit në Kroaci, ata u përfolën se janë fejuar dhe janë prezantuar familjarisht, mirëpo pavarësisht thashethemeve, ata janë bashkë dhe të lumtur.
Kjo shihet fare mirë në Instagramin e Oriolës, aty ku ajo ka postuar 1 video në Instastory nga pushimet e saj ku shihet me Erosin, por vëmendja shkon te unaza në gishtin e fejesës.
Madje për të na e treguar sa më mirë, ajo ka postuar një tjetër video ku tregon vetëm dorën.
Gjithashtu çifti ka postuar disa video në Instagram ku shfaqen duke bërë xhiro me Jet Ski në bregdet.