Ajo është përfolur shpesh herë për lidhjet e saj të dashurisë megjithatë asnjërën prej tyre nuk e ka bërë publike. Por së fundmi modelja e njohur Oriola Marashi po përflitet për lidhjen me futbollistin kosovar Eros Grezda dhe shkaku janë postimet e dyshes në rrjetet sociale.
Pas pushimeve të nxehta në Meksikë në fillim të vitit, Oriola dhe Eros tashmë kanë vizituar një destinacion të ri.
Fotot e fundit të publikuara tregojnë se ata ndodhen bashkë, në një vend me dëborë që duket nga pamjet e njëjta që kanë publikuar për ndjekësit.
Ata të dy nuk e kanë pranuar lidhjen mes tyre, por disa detaje po e konfirmojnë gjithnjë e më shumë që ata të dy mund të jenë bashkë.
Si të mos mjaftonin fotot nga e njëjta shtëpi, Erosi ka publikuar një imazh ku duket fare qartë se foton po ia bën një femër, por edhe pse nuk duket, të gjitha gjasat janë që femra në fjalë të jetë Oriola Marashi. Madje futbollisti i Kombëtares, Etrit Berisha e ka ngacmuar pak Erosin për këtë detaj që duket në foto.
Pra, Oriola dhe Erosi po na tregojnë në mënyrë indirekte se ata janë në një lidhje?