INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, pasi festuan bashkë, Loredana dhe Mozzik veshin rrobat e njëri-tjetrit? [FOTO]

Pra, pasi festuan bashkë, Loredana dhe Mozzik veshin rrobat e njëri-tjetrit? [FOTO]

Publikuar më: 11:35 27-05-2020

Pak ditë më parë reperi Mozzik udhëtoi drejt Zvicrës për të takuar të voglën e tij Hanën, të cilën nuk e kishte parë prej 3 muajsh për shkak të karantinës. Në rrjete sociale nuk munguan pozat e ëmbla baba e bijë, si dhe videot e bisedave të tyre që na i shkrinë zemrat.

Por gjatë qëndrimit në Zvicër ai nuk ka qëndruar vetëm me vajzën e tij, por edhe me Loredanën. Kanë qenë postimet në Instagram nga i njëjti ambjent që kanë nxjerrë zbuluar dyshen dhe fansat u bënë kuriozë të dinë se ç’po ndodh tashmë mes tyre.

Por ajo çfarë kemi vënë gjithashtu është një detaj tjetër, shkruan iconstyle. Te fotoja e fundit që Mozzik ka hedhur në Instagram së bashku me Hanën, fiksoni pak tutat e tij me arusha kafë që besojmë janë pizhame.

 

hanushe.jpg

Të njëjtat pantallona ka veshur edhhe Loredana dhe provat i keni këtu: Pra, ata jo vetëm që kanë kaluar Bajramin bashkë, por Loredana ka veshur edhe pizhamat e Mozzik ose, ose i kanë të dy njësoj dhe besojmë që kjo nuk është shumë rastësi.

lorist.jpg

 

Nëse dyshja ka vendosur që t’i lenë pas keqkuptimet e së shkuarës, mbetet vetëm të presim, por vërtet që diçka po zihet këtu.

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553