INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, Romeo dhe Jonida Maliqi jo vetëm që s’janë ndarë, por po e kalojnë edhe karantinën bashkë?! [FOTO]

Pra, Romeo dhe Jonida Maliqi jo vetëm që s’janë ndarë, por po e kalojnë edhe karantinën bashkë?! [FOTO]

Publikuar më: 12:01 12-04-2020

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj ishin një ndër çiftet më të komentuar vetëm pak kohë më parë. Dyshja konfirmoi ndarjen e tyre përmes deklaratave të ndryshme në emisione, pasi teksa ishte i ftuar në emisionin “Thumb”, Romeo u shpreh se me Jonidën kanë mbetur miq dhe kur u pyet për shkakun e ndarjes, tha: “Çfarë ka ndodhur është e shkuar, anija u mbyt. Kapiteni u mbyt me gjithë anijen. Sado ta riparosh, Titaniku nuk lundron më”.

Kjo ishte një deklaratë që s’kishte nevojë për shumë komente, mirëpo disa postime të fundit të Romeos dhe Jonidës kanë ngjallur dyshime të tjera.

vas.jpeg

 

Si Romeo ashtu dhe Jonida kanë shkuar në një vend bregdetar për të kaluar këto ditë izolimi. Jonida ka publikuar në Instastory, një foto nga deti ku shkruan: “Nën tingujt e valëve të detit”. Po ashtu, edhe Romeo ka publikuar një foto nga dhoma ku po qëndron, ku duket pamja e detit dhe dy gota verë në një tavolinë në ballkon.

gr.jpeg

 

Ose është thjesht rastësi, ose ata po e kalojnë karantinën bashkë, ose po “ngacmojnë” njëri-tjetrin me të njejtat pamje.

 

Article Logic
Execution time: 0.002716064453125