Cristiano Ronaldo, një ndër futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, dhe Georgina Rodriguez, që dikur ishte shitëse, u njohën 3 vite më parë në butikun ku punonte kjo e fundit.
E asokohe ajo as që e mendonte se do bëhej partnerja e Ronaldos, por ja që ylli juventin ra në dashuri me të dhe tashmë janë ndër çiftet më të famshme në botë.
Ndonëse janë prindër të 3 fëmijëve, çifti ende nuk është martuar por bashkëjeton prej kohësh, madje me ta jeton edhe djali i madh i Ronaldos, Cristiano Junior.
Ditën e djeshme, Georgina ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet me bikin në një jaht, por çka kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve janë unazat e saj.
26-vjeçarja në gishtin e fejesës mban dy unaza dhe të gjithë po aludojnë se Cristiano mund t’i ketë propozuar për martesë.
“I jashtëzakonshëm është ai që nuk ka nevojë të shkëlqejë nën dritën e të tjerëve,”- shkroi ajo.
Nuk dihen ende me siguri se çfarë ka ndodhur sepse thashetheme të tilla kanë qarkulluar shpesh, megjithatë ne mezi presim lajme të mira.