INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, Ronela sapo konfirmoi ndarjen nga Young Zerka? [VIDEO]

Pra, Ronela sapo konfirmoi ndarjen nga Young Zerka? [VIDEO]

Publikuar më: 10:30 23-06-2020

Ronela Hajati ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në programin për fëmijë ‘Në Kurthin e Piter Pan’ ku përballë pyetjeve të fëmijëve ka sqaruar edhe njëherë statusin e saj në jetën private. Edhe pse është përfolur për një kohë të gjatë për një romancë me Young Zerkën, Ronela nuk e ka pohuar kurrë publikisht. Ajo ka deklaruar se me këngëtarin korçar ka një raport miqësor dhe asgjë më tepër.

Pavarësisht spekulimeve që janë thënë e shkruar për ta vitin e fundit, Ronela tha sonte nga anija e Piter Panit: “Unë jam më e padashuruar se kurrë. Më ka bërë shumë mirë kjo periudha e karantinës, sepse jam fokusuar më shumë në punë… Kam shpresë se Zoti i të gjithëve ka një plan për të gjithë, kështu që… “, – tha Ronela.

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158