Ata kanë bërë një bashkëpunim së bashku dhe bënë namin verën e dy viteve që lamë pas.
“Kujt po i Han” e Don Phenom dhe Encës është një ndër këngët më të preferuara të publikut, ndërsa kjo e fundit duket se i ka lënë mbresat më të mira reperit.
Ndaj, për këtë arsye Don Phenom e ka ngritur në piedestal emrin e Encës, teksa është pyetur nga ndjekësit kuriozë se ç’mendim ka për të.
“Enca është super artiste, është diva, talent dhe pse jo mbretëresha”- shkruan Doh Phenom në postimin e tij në InstaStory, duke etiketuar gjithashtu këngëtaren.
Enca e ka ripostuar këtë foto duke i vendosur një zemër të kuqe dhe emojin e një kurore reperit.
Epo, mbresat e mira kanë mbetur ndaj s’na mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë për një tjetër bashkëpunim! Si thoni ju?