Tayna është një prej repereve shqiptare më të komentuara të momentit, e cila në një kohë shumë të shkurtër arriti të bëhet pjesë e tregut muzikor shqiptar. Këngët e saj tashmë janë kthyer në hite dhe dëgjohen në çdo club.
Ishte kënga “Columbiana” në bashkëpunim me Don Phenom, njëherësh projekti i saj i parë, që e bëri të famshme atë për publikun shqiptar. Më pas vijoi me "Shqipe", “FAKE” edhe tani me këngën e saj më të fundit "Doruntina" e cila ka të njëjtin sukses me projektet e mëparshme.
Reperja e famshme, ka folur së fundmi në “NIN” për Ligjin e Tërheqjes – një ligj sipas saj universal që të ndihmon të jetosh në pozitivitet dhe t’i realizosh synimet që ke në jetë.
“Unë mbaja një ditar dhe kam shkruar se si dua të jem, e kam vizuelizuar veten të famshme dhe kështu siç jam tani”, ka thënë këngëtarja.