Trekëndëshi i dashurisë Neymar, Natalia dhe Maluma janë përfolur shumë në mediat rozë.
U raportua se ylli i PSG, i mori të dashurën shokut të tij të ngushtë, Malumës.
Por si Neymar ashtu edhe Natalia i mohuan thashethemet për një romancë mes tyre, duke thënë se janë vetëm miq të mirë.
Dhe tani është zbuluar se futbollisti është në një marrëdhënie të hapur me yllin e popit, Gabily.
Sipas mediave braziliane, Neymar kontaktoi në Instagram këngëtaren, emri i vërtetë i së cilës është Gabriel Batista, në fillim të pandemisë.
Çifti thuhet se janë takuar disa herë gjatë krizës së koronavirusit.
Gabily raportohet se udhëtoi në Paris dhe qëndroi në një hotel ndërsa takohej me Neymar para se të kalonte disa ditë në shtëpinë e tij me miqtë e saj.
Ndërsa kohët e fundit, kanë kaluar kohë së bashku në Brazil.