Në shkurt të këtij viti Jonida Maliqi konfirmoi se është single duke shuar kështu të gjitha dyshimet nëse ishte apo jo ende në një lidhje me aktorin Romeo Veshaj.
Në po të njëjtën kohë nisën edhe thashethemet se 25 vjeçari pas ndarjes me këngëtaren, kishte nisur një romancë me vajzën e Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, Aleksia.
Pavarësisht se gjatë kësaj periudhe ka pasur pafund lajmë në portale se dyshja ishin çift dhe fansat kapnin detaje që vërtetonin marrëdhënien e tyre, ata vetë nuk e konfirmuan asnjëherë.
Deri më sot! Aleksia ka publikuar një video në Instastory ku shfaqet në makinë me një djalë, që duket qartë që është Romeo, pavarësisht se nuk e ka zbuluar të gjithë portretin. Mesa duket kemi ZYRTARISHT një çift të ri në showbizin shqiptar!