INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, vajza në FOTON me Andin para disa viteve nuk ishte Tea e ‘Për’puthen’? Reagon sërish Shqipja: ‘Dhe një fjalë te veshi…’ [FOTO]

Pra, vajza në FOTON me Andin para disa viteve nuk ishte Tea e ‘Për’puthen’? Reagon sërish Shqipja: ‘Dhe një fjalë te veshi…’ [FOTO]

Publikuar më: 15:30 04-12-2020

Ditën e djeshme, ish-konkurrentja e “Për’puthen” e pezulluar nga emisioni, publikoi një foto të vjetër të konkurrentit Andi Shehu, të cilin e puthte në faqe një vajzë.

Shqipja pretendoi se vajza në foto ishte Tea, gjithashtu konkurrente e “Për’puthen”, ndërsa krahas postimit shkroi:

“Tea dhe Andi në klasë të parë kishin mbledhur lekët për kafe. Foto bombastike që është direkt për skualifikim, sepse janë shtirur se nuk njihen të pafytyrët dhe mashtruesit. Janë tallur me një publik të tërë, me konkurrentët brenda, me produksionin. Hë moj Olsa ku je?Të shpëtoi ky detaji i vogël? Skualifikoi! Apo po fle gjumë dhe zgjohesh vetëm nga klikimet. Tani do e tregosh veten sa e drejtë je. Se unë të njoh por publiku që s’të njeh. Me mua e tregove drejtësinë.”

IMG_20201203_213646_915.jpg

Por, e vërteta rezultoi ndryshe.

Vajza në foto është ish- e dashura e Andit dhe fotoja është realizuar para 4 vitesh. Kjo verifikohet nga komenti i Andit që shkruan “Arushi më i madh se Frensi”, duke na zbuluar edhe emrin e vajzës.

Vajza në fjalë jeton në Gjermani dhe ka pak ngjashmëri me Tean, por nuk është ajo.

20201203_221656.jpg

Pas këtyre lajmeve, Shqipja ka reaguar sërish nëpërmjet një postimi në InstaStory, ku vazhdon të pretendojë se vajza në fjalë është Tea.

Ajo ka publikuar edhe një tjetër foto ku krahason veshin e vajzës në foto dhe veshin e Teas, duke qenë se të dyja kanë pozuar profil.

“Po jua them dhe një fjalë te veshi. Natën”- shkruan ajo.

WhatsApp-Image-2020-12-04-at-08.21.13.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111