IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Pra, Xherdan Shaqiri qenka në një lidhje me këngëtaren e njohur shqiptare dhe tani e morëm vesh? [FOTO]

Pra, Xherdan Shaqiri qenka në një lidhje me këngëtaren e njohur shqiptare dhe tani e morëm vesh? [FOTO]

Publikuar më: 13:01 05-04-2020

Mediat kosovare kanë zbuluar një lidhje të re dashurie. Flasim për futbollistin shqiptar Xherdan Shaqiri, që tanimë ka gjetur dashurinë në krahët e këngëtares Dhurata Ahmetaj. Deri më tani asnjë detaj nga ky çift nuk është zbuluar, duke lënë gjithçka në enigmë.

Por kanë qenë miqtë e afërt ata që kanë zbuluar këtë romancë, që edhe pse në fillimet e veta është mjaft e konsoliduar. Shkak për këto aludime janë bërë udhëtimet e shpeshta të këngëtares drejt Anglisë dhe sipas burimeve të prive.al, Xherdani është arsyeja që e shtyn. Këngëtarja, e krahasuar me Jennifer Lopez-in, prej kohësh është larguar nga muzika dhe gjithmonë është munduar që ta mbajë të fshehtë jetën e saj personale.

Çifti ende nuk ka bërë publikuar foto të përbashkët në rrjetet sociale, megjithatë ne jemi në pritje. Kujtojmë se dy vite më parë, Xherdani u përfol për një lidhje të cilën e kishte bërë edhe familjare, por nuk dihet se çfarë ndodhi me të!

Mirëpo teksa ne të inlife.al i hodhëm një sy instagramit të dyshes në fjalë, asnjëri prej tyre se ndjekin njëri-tjetrin. Të jenë thjesht aludime vallë? S’na mbetet gjë tjetër veçse të presim se neve na pëlqejnë gjërat zyrtare!

fave.png

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0031681060791016