INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prag Lufte: Kërcënimi i Kim Yong Un trondit botën

Prag Lufte: Kërcënimi i Kim Yong Un trondit botën

Publikuar më: 10:49 14-04-2017

Zyrtarë të Koresë së Veriut deklaruan dje se po bëheshin gati për 6 teste të tjera bërthamore, ndërsa sot, siç raporton “Daily Mail”, “lufta bërthamore mund të nisë në çdo moment”.

Zëvendësministri i regjimit të Kim Yong Un, Han Song Ryol, i ka konsideruar kërcënim ushtrimet e përbashkëta ushtarake të SHBA-ve dhe Koresë së Jugut dhe se nuk e përjashton mundësinë për nisjen e ndonjë lufte bërthamore.

“Në do të shkojmë në luftë nëse kjo është zgjedhja e amerikanëve”., – citohet të ketë thënë ai.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë stacionuar në gadishullin tonë një ndër flotat më të fuqishme të tyre duke rritur tensionin këtu”., -theksoi ai më tej.

Ekziston frika që Pheniani po përgatitet të lëshojë ndonjë raketë bërthamore nesër në “Ditën e Diellit”, festa kombëtare ku koereanoveriorët përkujtojnë përvjetorin e lindjes së Presidentit Kim Il Sung.

Kujtojmë se SHBA-të kanë vendosur aeroplanmbajtësen “USS Carl Vinson” sebashku me destrojerë dhe kruizerë si edhe anije të tjera mbështetëse pranë ujërave të Koresë së Veriut, ndërkohë që Presidenti Donald Trump theksoi se kishte dërguar edhe disa nëndetëse të fuqishme në rajon.

Prania e shtuar e SHBA-ve në rajon vjen pas testeve të vazhdueshme bërthamore të Koresë së Veriut dhe rrezikut që i kanoset Japonisë dhe Koresë së Jugut nga regjimi i Kim Jong Un-it.

Kërcënimeve të Koresë së Veriut i është përgjigjur menjëherë edheKina. Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi tha se do të paguajnë çmimin ata që bëjnë kërcënime të tilla, dhe sugjeroi se do të ishte më mirë të dialogonin.

Sakaq, diktatori Kim Jong-un u fotografua teksa mbikëqyrte e një operacion të veçantë të forcave komando.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385