Një nëndetëse amerikane ka mbërritur në Korenë e Jugut për shkak të rritjes së tensioneve pasi Koreja e Veriut ka paralajmëruar se do të kryej testin e gjashtë bërthamor.
Koreja e Veriut po feston përvjetorin e 85-të të themelimit të ushtrisë
Ndërsa përvjetorët e kaluara ky vend i ka shënuar duke bërë testimin e raketave.
Gjatë javëve të fundit, tensionet janë rritur në gadishullin Korean, ndërsa SHBA dhe Koreja e Veriut shkëmbejnë “retorikë të nxehtë”.
Ndërkohë të gjithë Senatit të SHBA-së i është kërkuar të marrë pjesë në një konferencë për Korenë e Veriut të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë.