Jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe në këto kohë qytetarët dhe pushtetarët vendorë bëjnë një bilanc të premtimeve të mbajtura. Po qytetarët duhet të jenë më kërkues me qëllim përfitimin e të mirave dhe një jetesë më të rehatshme. Në mbështetje të qytetarëve është dhe Lëviz Albania që duke dëgjuar shqetësimet e tyre i raporton ato pranë njësive administrative. Drejtori i kësaj Lëvizje, Enton Kashta ju drejtoi dhe një këshillë shqiptarëve.
“Të rritet presioni pozitiv ndaj njësive të qeverisje vendore. Synojmë përmirësimin e shërbimeve për qytetarët,” tha Kashta.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një aktiviteti për sigurinë ushqimore, ku u fol për rëndësinë e saj dhe hapat, që duhet të ndjekin konsumatorët që të ushqehen shëndetshëm.