Nuk është sekret sa e zonja është Rihanna. Ajo është këngëtare, aktore, guru i bukurisë, dizajnere e po ashtu edhe femra më e paguar në industrinë e muzikës.
Ajo zë vendin e parë në listën e Forbes si gruaja më e paguar në idustrinë e muzikës vlera e së cilës është 600 milionë dollarë. Që nga themelimi i linjës së bukurisë Fenty Beauty këngëtarës i shtoi pasuri rreth 570 milionë dollarë vetëm në 15 muajt e parë të biznesit.
Rihanna në vendin e parë e pas saj janë Madonna (570 milionë dollarë) , Celine Dion (450 milionë dollarë) dhe Beyonce (400 milionë dollarë) burri i së cilës vetëm sa u emërua miliarderi i parë reper.
Le të themi se mungesa e muzikës për fansat e saj është totalisht e justifikuar me faktin se Rihanna gjithnjë e më shumë ka qenë e përqendruar te biznesi dhe investimi i është ktheyr në mënyrën më të mirë të mundshme.