INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pranë marrëveshjes, ja rezultatet e tryezës

Pranë marrëveshjes, ja rezultatet e tryezës

Publikuar më: 17:19 18-07-2016

Mbyllet me mesazhe pozitive tryeza e takimit mes tre liderëve të politikës shqiptare. Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta si dhe kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha kanë bashkëbiseduar për një orë e 45 minuta, me qëllim për ti dhënë zgjidhje çështjes së reformës në drejtësi. Palët kanë rënë dakord që për dy ditët e ardhshme ekspertët e dy kampeve politike të bashkëbisedojnë për të arritur në një draft final, i cili pritet të hidhet me votim ditën e enjtë në 21 korrik. Ndërkohë ekspertët e PD dhe PS do të punojnë mbi dy drafte, mbi draftin final të komisionit të Venecias si dhe propozimin hibrid të Victoria Nuland. 

Ndërkohë janë zbardhur dhe emrat e negociatorëve të tre forcave politike.Nga partia socialiste është përzgjedhur Engjëll Agaci, nga partia demokratike Oerd Bylykbashi ndërsa nga LSI është përzgjedhur Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Lulzim Basha: E vlerësoj këtë takim konstruktiv. Të tre partitë kanë përcaktuar tre ekspertë për të punuar mbi propozimin hibrid të Victoria Nuland si dhe draftin final të komisionit të venecias. Ky është një hap i madh për të mbyllur me sukses reformën në drejtësi. Partia demokratike e sheh reformën në drejtësi si një proçes të rëndësishëm për vendin dhe jo për kalkulimet politike.Uroj që të iu japin shqiptarëve lajmin e mirë.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka zgjedhur të flasë nga Akademia Politike në lidhje me ecurinë e diskutimeve për Reformën në Drejtësi, duke thënë se ky proces mund të shënojë një “ndarje të re dramatike” për vendin. Rama u shpreh se  të enjten do shkoj në parlament jo për fatin e mandatit tim por të Shqipërisë. Ai ka deklaruar gjithashtu  se kjo reformë është një revolucion i mirëfilltë dhe shprehet i bindur se ajo do të realizohet me 21 korrik.

 

Article Logic
Execution time: 0.003713846206665