Merkatoja e verës nuk është mbyllur ended he klubet po bëjnë transferimet e fundit për të përforcuar ekipin. Së fundmi lajmi i bujshëm është për transferimin e mundshëm të Eros Grezdës drejt Glasgou Rejnxhër. Sipas “Sky Sport”-it britanik, Grezda ishte të hënën pasdite në Glasgou për të kryer testet mjekësore me klubin skocez dhe zyrtarizimi pritet të vijë së shpejti.
Për shkak të dëmtimit të fundit, mediat raportojnë se futbollisti i Kombëtares shqiptare po i nënshtrohet vizitave të hollësishme mjekësore dhe skuadra e Xherard pritet të paguajë 3 milionë stërlina te kroatët e Osijek për kartonin e Grezdës.
Në rast se 23-vjeçari nga Gjakova do të firmosë me skuadrën skoceze ai duhet të aplikojë për leje pune siç e parashikon rregullorja, për të mos pasur pengesa.