INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pranga 64-vjeçares në Tiranë, ja skema që përdorte për të mashtruar biznesmenët

Pranga 64-vjeçares në Tiranë, ja skema që përdorte për të mashtruar biznesmenët

Publikuar më: 09:28 23-07-2019

Një 64-vjeçare është ndaluar nga policia e Tiranës, pasi është kallëzuar nga disa biznesmenë se nëpërmjet mashtrimit kishte përvetësuar fondet e tyre për përfitime personale duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate të huaj.

64-vjeçarja me inicialet V.P prezantohej si përfaqësuese e një organizate të huaj dhe duke përdorur emrin e organizatës, mashtronte duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve u premtonte financime në projekte të mëdha ndërtimi.

Materialet procedurale në ngarkim të kësaj shtetaseje, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Article Logic
Execution time: 0.0038938522338867