Për të parandaluar shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur me dhjetëra gjoba ndaj drejtuesve të mjeteve, si për përdorimin e alkoolit, ashtu edhe për makinat që rezultojnë debitore në pagesën e taksave apo mungesën e kontrollit teknik.
Por në disa raste qytetaret kanë tentuar të korruptojë dhe punonjësit e policisë për t’i shpëtuar gjobave.
Ja cila është biseda mes tyre:
Shoferi: T’u japë vëllai një kafe të mirë?
Polici: Urdhëro?
Shoferi: T’u japë vëllai një kafe të mirë, pa marrë në telefon.
Polici: Jo. Pse do të më japësh kafe?
Shoferi: Që të iki vëllai jot, mos të lodhesh më këtë punë.
Përveç këtyre tre shoferëve që ofruan në secilin prej rasteve nga 1000, 2000 dhe 3000 lekë për rrugorët për të mos u penalizuar pasi ecnin të dehur në timon, u arrestuan dhe 12 drejtues të tjerë mjetesh për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.
Në total u vendosën 1200 gjoba dhe u pezulluan 66 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe për shpejtësi mbi normat e lejuara.