Policia italiane ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar pasi u kap me 1 kg hashash dhe një armë zjarri.Operacioni u zhvillua në Arezzo dhe sipas mediave italiane, shqiptari ishte pa leje qëndrimi dhe ishte person me precedent penal për grabitje Policia zhvilloi kontroll në banesën e shqiptarit dhe gjeti në kuzhinë sasinë e drogës, ndërsa të fshehur në jastëk policia i gjeti dhe pistoletën.Mediat raportojnë se arma ishte vjedhur dy ditë më parë. Identieti i shqiptarit ende nuk bëhet i ditur dhe ai është arrestuar për posedim droge, armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe qëndrim i paligjshëm.