INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prangosen 5 persona, tregëtonin drogë të paketuar si çokollatë

Prangosen 5 persona, tregëtonin drogë të paketuar si çokollatë

Publikuar më: 10:56 18-05-2016

5 persona paketonin në formë çokollate dhe shpërndanin llojet të ndryshme drogrash nëpër Tiranë. Ata tregëtonin tek klient të ndryshëm lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis sativa. Policia kishte rëndë prej disa kohësh në gjurmët e grupit dhe ka mundur ti arrestojë duke i sekuestruar dhe 101 gram lëndë narkotike të llojit kokainë, doza heronie dhe 10 pako me kanabis sativa, rreth 1 kilogram.
Të arrestuarit janë E. Hoxha, 22 vjeç, nga Tirana, E. Islami, 31 vjeç, nga Fieri, i dënuar më parë dhe për vjedhje me dhunë, I. Shehaj, 47 vjeç, nga Fieri, B. Dorzi, 26 vjeç, nga Tirana dhe ky i dënuar edhe më parë për shitje narkotikesh dhe Vjedhje dhe A. Hyka, 39 vjeç, nga Tirana i dënuar më herët për vjedhje.

Article Logic
Execution time: 0.0038378238677979