INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prangosen me 7 kg kokainë dhe 28.000 euro shqiptarët dhe lideri i bandës

Prangosen me 7 kg kokainë dhe 28.000 euro shqiptarët dhe lideri i bandës

Publikuar më: 16:59 03-07-2018
Një operacion antidrogë u zhvillua orët e para të mëngjesit të sotëm në Toscana, Lombardia dhe Sicili. Operacioni antidrogë i koduar "Sottobosco", ka bërë të mundur shkatërrimin e një organizate të destinuar për shitjen e kokainës në rajone të ndryshme të Emilia dhe Toscana. Hetimet nisën në mars të vitit 2016, kur një familje nga Bondeno e Ferrarës, u paraqit në polici duke denoncuar incidentet e shumta dhe grabitje, në lidhje me një grup të shpërndarësve të drogës, ku djali i familjes ishte një nga konsumatorët. Organizata ishte e strukturuar, ndërsa në përbërje kishte 5 qytetarë shqiptarë, përkatësisht Dëfrim, Enver, Haxhi dhe Besnik Dervishi dhe Klodian Alushku, të cilët vepronin në krahinat e Pizës dhe Firences. Ata furnizoheshin me sasi të konsiderueshme kokaine nga Holanda, duke përdorur një rrjet korrierësh, përfshirë edhe një shqiptar tjetër Olsi Ivziku.
Truri i grupit konsiderohet lideri Mohamed Jarmouni, i cili përveçse kujdesej për furnizimin me kokainë, siguronte edhe transaksionet e parave. Ai kujdesej gjithashtu për blerjet e grupit dhe asgjësimin e konkurrentëve në hapësira gjeografike ku kishte shtrirë aktivitetin banda.
Lënda narkotike blihej për rreth 35 mijë euro/ kg, ndërsa shitej për 80 deri në 120 euro grami tek konsumatorët përfundimtar. Gjatë gjithë aktivitetit hetimor, janë kryer konfiskime të ndryshme të drogës, me një shumë totale prej 7 kilogramë kokainë. Gjatë kërkimeve  janë sekuestruar  edhe 28,000 euro cash.
 
Article Logic
Execution time: 0.003558874130249