INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prangoset gardiani i Fushë Krujës, si u vodhi 800 euro dy kosovarëve

Prangoset gardiani i Fushë Krujës, si u vodhi 800 euro dy kosovarëve

Publikuar më: 17:00 19-10-2018

Një gardian i burgut të Fushë Krujës është vënë në pranga në vendin e punës pas denoncimit të dy shqiptarëve nga Kosova.

Sipas denoncimit të dy shtetasve kosovarë polici u ka marrë një çantë brenda së cilës ndodheshin 800 euro dhe disa dokumente.

Ai është Sokol Pjetërgjoka 45 vjec, ndërsa është prangosur në vendin e punës.

Pjetërgjoka me origjinë nga Tropoja ditën e djeshme ka udhëtuar nga Vora për në Fushë Krujë në një makinë me dy shqiptarë nga Kosova, ndërsa në momentin që ka zbritur, sipas denoncimit u ka marrë një çantë brenda së cilës ndodheshin 800 euro dhe disa dokumente.

Në momentin që shqiptarët nga Kosova kanë konstatuar mungesën e çantës dhe dokumenteve janë kthyer duke bërë denoncimin.

Policia e ka mbajtur nën vëzhgim gardianin, ndërsa sot ndërhyri duke e prangosur.

Pas kontrollit çanta me shumën e eurove dhe dokumentet iu gjetën në kasetën e sendeve personale në burgun e Fushë Krujës.

Article Logic
Execution time: 0.0029170513153076