INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prania e luleve në vendin e punës, pastron ajrin dhe ju mban larg sëmundjeve

Prania e luleve në vendin e punës, pastron ajrin dhe ju mban larg sëmundjeve

Publikuar më: 15:41 02-03-2018

Nëse punoni në një zyre të mbyllur me pak hapësirë, kjo do të thotë se kur dikush vuan nga ndonjë virus apo grip, të gjithë mund të sëmureni.

Përderisa problemi kryesisht ndërlidhet me ventilimin e dobët të ajrit, probleme të tjera shëndetësore mund të lindin si pasojë e kimikateve të cilat lirohen nga pajisje të ndryshme të zyrës. Megjithatë, sipas hulumtuesve Eddie van Etten dhe Pierre Horwitz, prania e luleve në zyre sjell shumë përfitime për punëtorët, duke përfshirë parandalimin e ditëve të sëmura dhe reduktimin e stresit.

Kjo sepse lulet përveçse e zbukurojnë hapësirën, ato gjithashtu ndihmojnë në pastrimin e ajrit nga kimikatet toksike.

Substancat e dëmshme, siç është formaldehidi, lirohen nga llojet e ndryshme të pajisjeve dhe mobilieve dhe ndikojnë në shkaktimin e problemeve shëndetësore.

Ata të cilët ekspozohen ndaj këtyre substancave thonë se sytë, fyti dhe hunda iu irritohet, ndërsa njëkohësisht përjetojnë më shumë dhimbje të kokës dhe probleme me lëkurë.

Kimikate tjera të cilat gjenden në zyre janë benzeni, etilbenzeni, tolueni dhe xileni, por edhe amoniaku nga produktet e pastrimit.

Një studim për pastrimin e ajrit nga NASA ka treguar se shtimi i luleve në ambientin e zyrës ndihmon në pastrimin e ndotësve të ajrit dhe largon një numër të madh të përbërësve të dëmshëm, duke përfshirë formaldehidin.

Sipas hulumtimeve, bimët me gjethet më të mëdha e bëjnë punën më të mirë në largimin e ndotësve të ajrit.

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389