Këtë vit universitete kanë vendosur shumë kuota në dispozicion për maturantë. Nëse bëjnë një llogari sërisht këtë vit shumë vende në universitete do të mbeten bosh. Aplikime deri tani ka patur rreth 28.500 dhe numri i kuotave është 32.267, nga të cilat 28 mijë në universitete publike dhe 9.370 në ato private.
Nga kjo e mërkurë, universitetet kanë bazën e të dhënave të kandidatëve për çdo fakultet.
“Çdo universitet do të ketë sot notat e të gjithë viteve të shkollës së mesme, rezultatet e provimeve të maturës shtetërore, mesataren e të gjitha viteve të shkollës së mesme, mesataren e provimeve të maturës shtetërore, si dhe mesataren e përgjithshme të përllogaritur sipas VKM-së”, tha zëvendës ministri i Arsimit, Gerti Janaqi.
Maturantët do të mësojnë nëse kanë fituar apo jo në data 28 dhe 29 gusht dhe ata do të kenë mundësi ta monitorojnë të gjithë procesin, pasi ai është online dhe transparet.