INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pranimi i muxhahedinëve, Irani: Shqipëria në prag lufte

Pranimi i muxhahedinëve, Irani: Shqipëria në prag lufte

Publikuar më: 12:23 17-09-2016

Agjencia Iraniane e Lajmeve, “ParsToday” ka paralajmëruar Shqipërinë se ndodhet në prag lufte për shkak të pranimit të grupit të muxhahedinëve, të shpallur armiq nga Republika Islamike.

Kjo media e konsideron pranimin e 3200 muxhahedinëve nga Shqipëria, të njëjtë me “vendosjen e izraelitëve në Palestinë në shekullin e kaluar”.

“Nuk është problemi i një grupimi njerëzish, etnie, rrace, feje. Absolutisht jo. Çështja është se muxhahidinët janë armiq të shtetit të Iranit. Jo armiq e llafe, por luftëtarë aktivë, të shpallur armiq nga Teherani. Me ardhjen e tyre në Tiranë fronti i luftës Iran – Europë është në mes të atdheut tonë , të dashur. Ai komunitet së shpejti pritet të hapë mediat e veta e të intensifikojë aktivitetin brenda kufijve dhe të mbrojtur nga shteti ynë. A i duhej ky rrisk Shqipërisë?”, shkruhet në versionin në gjuhën shqipe të “ParsToday”.

Më tej, ky artikull e konsideron shitje të politikanëve shqiptarë, Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, te zyrtarët amerikanë pranimin e muxhahedinëve.

“I dështuar dhe poshtëruar në rastin e armëve kimike Rama nuk la t’i shpëtonte një rast i dytë. Opinioni nuk e kuptoi në kohë dhe shumë pak e dinë se ç’do të thotë të kesh futur luftën në oxhak. “Ta kem mirë me Amerikën”, ëndrra dhe makthi i çdo politikani shqiptar i erdhi në shteg Edit tonë dhe ky nuk e la t’i ikte”, shkruan agjencia shtetërore iraniane.

Në artikull theksohet se vet SHBA që është sponsorizuesja e kësaj marrëveshje është duke u afruar gjithnjë e më shumë me Iranin, ashtu siç ka bërë edhe Bashkimi Europian, veprim që nuk po ndërmerret nga Tirana. 

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055