INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Praninë e tyre në mbledhjet e partive ambasadorët e quajnë të pazakontë. Ja ç’thanë Lu e Vlahutin…

Praninë e tyre në mbledhjet e partive ambasadorët e quajnë të pazakontë. Ja ç’thanë Lu e Vlahutin…

Publikuar më: 15:35 10-05-2016

Pas mbledhjes së grupit të PS me dyer të mbyllura ku morrën pjesë Ambasadori Amerikan dhe ajo e Bashkimit Europian këta të fundit kanë folur.

Fjala e Donald Lu:
“Ne pranojmë që është e pazakontë që ambasadorët e huaj të takohen me grupet parlamentare. Mendojmë se jemi në një udhëkryq të pazakontë për reformën në drejtësi, i cili kërkon komunikim të pazakontë dhe vullnet politik. prania ime sot këtu është shenjë e rëndësisë së kësaj reforme për Qeverinë e SHBA-në.”

Fjala e Romana Vlahutin
“Nuk mendoj se është fare e pazakontë që partnerët të flasin me njëri-tjetrin. Ne jemi këtu në të vërtetë që Shqipëria të arrijë standartet e nevojshme për Bashkimin Europian dhe që të çelen negociatat për tu arritur anëtarësimi në BE. Jemi të angazhuar në një dialog si miq dhe partnerë. E drejta sovrane e deputetëve që të votojnë në parlament është një e drejtë e tyre, sovranitet që atyre ua kanë dhënë zgjedhësit shqiptarë kur i kanë votuar. Kjo është një gjë të cilën ne e respektojmë plotësisht dhe kurrë nuk do ta pengonim këtë gjë apo të ndërhynim. Por siç e thashë është tejet e rëndësishme që ne të përfshihemi në një dialog si aletatë dhe ta shpjegojmë këtë në kontekstin e vet duke marrë parasysh dhe zgjerimin e BE. Ne e dimë që nga ana jonë kemi disa afate të caktuara kohore dhe dëshironim ti ritheksonim këto çështje, në mënyrë që të fillohet puna me zbatimin e reformës.”

Article Logic
Execution time: 0.0033278465270996