INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pranohet kërkesa e Balilit për gjykim të shkurtuar, ç'pritet të ndodh...

Pranohet kërkesa e Balilit për gjykim të shkurtuar, ç'pritet të ndodh...

Publikuar më: 12:16 25-02-2019

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë ka pranuar këtë të hënë kërkesën e të pandehurit Klement Balili për “gjykim të shkurtuar”. Ndërkohë, më 12 mars do te lexohet pretenca.

Gjykimi i shkurtuar i jep të drejtën Balilit të përfitojë ulje të dënimit, në rast të shpalljes fajtor.

Gjatë seancës së sotme, Prokuroria lexoi kërkesën për gjykim, ku i ngarkon të pandehurit, rastin e trafikut të rreth 675 kg kanabis, ndërsa provat kryesore të akuzës janë hetimet e autoriteteve greke.

Mbi Balilin rëndojnë 4 akuza: Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal” “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim dhe moskdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë” “Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale”

Balili nuk e ka pranuar akuzat ndërsa pas rreth dy vjet ne kerkim ai u vetëdorëzua në momentin kur dosja vajti për gjykim.

Article Logic
Execution time: 0.0037078857421875