INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pranoi lidhjen e re, Rudina Dembacaj zbulon arsyen pse u nda nga bashkëshorti, ja pse ka rënë në dashuri me Mark Frrokun!

Pranoi lidhjen e re, Rudina Dembacaj zbulon arsyen pse u nda nga bashkëshorti, ja pse ka rënë në dashuri me Mark Frrokun!

Publikuar më: 14:31 25-01-2020

Moderatorja e njohur shqiptare, Rudina Dembacaj, ka qenë e ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Rudina”, ku ka folur për jetën e saj personale dhe profesionale. Gjatë intervistës në studio, Rudina ka thënë se ish bashkëshorti i saj, Aleksi, është baba i mrekullueshëm dhe ia do gjithmonë të mirën. “Ka një baba të mrekullueshëm, për mua do jetë gjithmonë babai i Viktorias dhe do i dua gjithmonë të mirën, siç e ndjej që e do dhe ai të mirën time. Jemi goxha miq”, u shpreh Rudina. Po ashtu, ajo ka treguar se dyshja ndaluan së funksionuari si një çift dhe ndaj vendosën t’i jepnin fund martesës, duke mbetur miq. 

Rudina thotë gjithashtu se me Markun njihej vite më parë, por ka rënë në dashuri me të, kur ishte totalisht single. Për herë të parë aktorja tregon se ndihet totalisht e dashuruar me ish deputetin dhe se nuk dëshiron ta fshehë një gjë të tillë.

E pyetur nga moderatorja e emisionit nëse e ka sërish në plan martesën, aktorja thotë se për momentin ajo dhe Markun po shijojnë dashurinë, por sigurisht që një ditë do të martohen. Ajo shtoi gjithashtu se të dy janë veriorë dhe se tek Marku ka parë të gjitha vetitë e burrnisë që ka babai i saj, ndërsa tek familja e tij ka gjetur të gjithë traditën familjare me të cilën është rritur.

Aktorja e pranoi se ka rënë kokë e këmbë në dashuri me ish deputetin dhe se tek ai ka gjetur shokun me të cilin bën humor dhe qesh gjatë gjithë kohës dhe një partner mbështetës të çdo ideje. 

online.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945