Deklaratat që bëri modelja Jess Kadiu ku pranonte lidhjen e saj të dashurisë me Robert Berishën i befasuan të gjithë.
Ajo shkruante se çdo gje mes tyre kishte mbaruar, por Jess vazhdon ende ta dojë këngëtarin kosovar. Gjithashtu ajo nënvizoi faktin se nuk e ka ndarë Robertin dhe se romanca e tyre ka nisur kohë pas përfundimit të martesës së tij me këngëtaren e njohur Nora Istrefi. Edhe për këtë të fundit Kadiu ka disa fjalë. Gjatë një bisede që Jess ka zhvilluar me një ndjekëse në Instagram ajo mohon se ishte ‘Anna’ mollë sherri për çiftin. Prive.al ka arritur të sigurojë bisedën e plotë ku Kadiu shpreh mendimin e saj për Norën.
“Është shumë e mirë Nora dhe të jetë çfarë të jetë, unë s’kam punë me të’”, shprehet ajo. Asnjë reagim nuk ka ardhur nga Robert Berisha për këto deklarata që ka bërë ish e dashura e tij.