Deputeti i Korçës, Ligoraq Karamelo është kërcënuar nga disa persona pasi pranoi mandatin e deputetit nga listat e Partisë Demokratike.
Karamelo ka denoncuar në policinë e Korçës kërcënuesit, për të cilët thotë se ishin një grup personash që nuk i njihte. Karamelo ka thënë se personat e kanë intimiduar dhe ofenduar, lidhur me vendimin e tij për të pranuar mandatin e deputetit nga listat e PD-së. Ai ka thënë në polici se personat kanë tentuar ta godasin si dhe e kanë quajtur tradhtar.
Sakaq, blutë e Korçës kanë shoqëruar një person deri më tani, lidhur me këtë incident.