INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pranoi mandatin e deputetit/ Flet për herë të parë deputeti nga listat e LSI-së Ralf Gjoni: ''Vendimi më i vështirë në jetën time''

Pranoi mandatin e deputetit/ Flet për herë të parë deputeti nga listat e LSI-së Ralf Gjoni: ''Vendimi më i vështirë në jetën time''

Publikuar më: 21:57 12-03-2019

Kandidati i LSI në listat zgjedhore të 2017, Ralf Gjoni ka pranuar ditën e sotme mandatin e deputetit dhe ka dorëzuar në KQZ formularin e vetëdeklarimit.

'Sot kam dorëzuar pranë KQZ formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të kandidatit dhe në varësi të vendimit të KQZ kam vendosur pranimin e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, sipas ligjit dhe në funksion të Kushtetutës', ka shkruar Gjoni në Facebook.

Gjoni në reagimin e pak minutave më parë, që është dhe i pari pas marrjes së mandatit, ka thënë se ka qenë vendimi më i vështirë politik në jetën e tij.

'Ky ka qenë ndoshta vendimi më i vështirë politik në jetën time dhe pas një konsultimi të gjerë e të gjatë me familjen time, miq të afërt e kolegë brenda e jashtë vendit si dhe me votues e aktivistë të shumtë që më kanë mbështetur gjatë fushatës elektorale - kam vendosur të vazhdoj shërbimin tim ndaj axhendës Euro-Atlantike të vendit e të jem në krahun e drejtë të historisë.'

Më tej Ralf Gjoni, ka theksuar se emri dhe integriteti i tij nuk mund ti shërbejë kurrë desatabilizimit të vendit.

'Emri e integriteti im nuk mund t’i shërbejnë kurrë destabilizimit të vendit, ndaj sot të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë që kanë për të garantuar funksionimin normal të Parlamentit, si themel i shtetit shqiptar. Shqiptarët meritojnë qetësi, progres e shpresë për të ardhmen...'

Sakaq, kujtojmë se në momentet e para të kur emri i tij u përfol se do të pranonte mandatin, Gjoni postoi foto me europarlamentarin Knut Fleckenstein si për të treguar mbështetjen nga ndërkombëtaërt.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0018670558929443