INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pranoi se është biseksual, ish-konkurrenti flet TROÇ: Më kanë ngacmuar djemtë e Përputhen…

Pranoi se është biseksual, ish-konkurrenti flet TROÇ: Më kanë ngacmuar djemtë e Përputhen…

Publikuar më: 13:32 22-02-2021

I ftuar mbrëmjen e djeshme (21 shkurt) në emisionin “Why Not” ishte ish konkurenti i “Përputhen” Graciano Merkaj. Graciano njihet si personazh që i ka thënë gjërat pa rezerva dhe deklarata e tij se ishte biseksual, prodhoi bujë. Ai pa u menduar dy herë tregoi se është biseksual dhe ka kryer marrëdhënie me meshkuj në këmbim të parave.

Gjatë bisedës me Roza Latin, Graciano tregon se nuk kanë munguar ngacmimet nga konkurentët meshkuj në program. Graciano thotë se në Belgjikë dhe Zvicër aty ku dhe ai ka ushtruar këtë aktivitet ka njohur dhe shumë shqiptarë të cilët bënin të njëjtën gjë.

Madje, madje sipas tij kishte dhe burra të martuar të cilët kishin lënë gratë dhe familjen e tyre këtëj në Shqipëri dhe shisnin veten jashtë shtetit.

“Andej ka patur shumë shqiptarë që i kam njohur personalisht që bëjnë këtë punë, madje edhe të martuar që lenë gratë këtëj në Shqipëri. Edhe kur vijnë këtej thonë që bëjmë punë të tjera”– thotë ai. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035250186920166