Që në hyrje të muajit mars e deri tani, vetëm dy ditë kanë rezultuar si pranverë e vërtetë, pasi shiu nuk është ndalur madje dhe nuk do të na ndahet të paktën deri në fund të javës. Ndaj përgatituni për një fundjavë gri dhe me rreshje. Që nga dita e sotme dhe deri të djelën sinoptikanët paraljamërojnë një mot me tempertura të ngrohta, por me shumë shi. Në disa zona që kanë qënë problematike që prej hyrjes së pranverës shiu do të bjerë me intensitet të lartë dhe përmbytjet do të rrezikojnë sërisht Shkodrën. Shi me intensitet të lartë do të ketë dhe në Kukës ndërsa në zona të tjera ato të të bien mesatare apo dhe me sasi të pakta po me pak episode pushimi. Shqipëria e mesme do të ketë disi më pak probleme, pasi shirat do të jenë me intensitet të ulët.
Në rrezik potencial do të jenë dhe lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta dhe për pasojë përmbytjet në nën-Shkodër do të jenë të pashmangëshme. Deri në fund të javës harta e përmbytjeve do të zgjerohet dhe do të rrezikohen dhe rrethinat e qytetit të Shkodrës në zonat në afërsi të liqenit.