INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pranvera nuk ka ardhur ende! Ja si do të jetë moti nesër dhe ditët në vazhdim

Pranvera nuk ka ardhur ende! Ja si do të jetë moti nesër dhe ditët në vazhdim

Publikuar më: 18:20 10-03-2017

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, kryesisht në zonat veriore, do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë në pjesën e parë të ditës së neserme. 

Pjesa e dytë e ditës do te vijojë me mot kryesisht të kthjellët në zonat perëndimore duke lënë sërish me alternime kthjellimesh dhe vranësirash zonat malore përgjatë kufirit lindor. Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale duke bërë që mëngjesi të jetë më i freskët ndërsa mesdita do të ruajë vlera konstante. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Dita e shtunë është për t’u shijuar, ku temperaturat pritet të arrijnë deri në 20 gradë celcus, por moti do të ndryshojë pas datës 14 mars. Sipas asaj që sinoptikët thonë, gjatë pjesës së mbetur të muajit moti do të jetë i mbizotëruar nga temperaturat e ulëta, shiu dhe stuhia. Pranvera nuk ka ardhur ende!

Article Logic
Execution time: 0.0035848617553711