INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pranverë! Dita sot baraz me natën [VIDEO]

Publikuar më: 09:45 20-03-2017

Sot dita dhe nata do të jenë të barabarta, për shkak të ekuinoksit pranveror. Ky fenomen do të nisë orën në 10.28 minuta. Dita e parë e pranverës do të zgjasë 12 orë e pesë minuta dhe dielli do lindi në orën 5 e 39 minuta, ndërsa do të perëndojë në 17 e 44 minuta.

Kjo datë konceptohet ndryshe në vende të caktuara në botë.
Ajo simbolizon jo vetëm ardhjen e stinës së pranverës por edhe rigjallërimin e natyrës. Kafshët zgjohen nga gjumi dimëror, pemët çelin sythat dhe bimësia gjallërohet. Çdo gjë nis të marrë jetë dhe gjallëri.
Ekuinoksi në astronomia është ai çast kohor kur qendra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejtë sipër ekuatorit tokësor, e ndodh rreth 20 marsit dhe 23 shtatorit të çdo viti. Në këto dy data, dita dhe nata janë të barabarta, secila nga 12 orë. Gjatë baras netëve, dielli lind saktësisht në lindje dhe perëndon me saktësi në perëndim.
Në hemisferën e veriut, baras nata e marsit (që ndodh më 20 apo 21 mars) është baraznata e pranverës (ekuinoksi i pranverës) dhe barasnata e shtatorit (që bie më 22 apo 23 shtator) quhet barasnata e vjeshtës (ekuinoksi i vjeshtës).

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391